Ekonomi
Bizneset e prekura nga protestat raportojnë dëmet në "Dëmi im"
Bizneset e prekur nga dëmet gjatë protestave janë duke raportuar humbjet e shkaktuara në njësitë tregtare përmes shërbimit elektronik "Dëmi im".

Administrata Tatimore ka bërë thirrje për të gjitha bizneseve të prekura të përdorin shërbimin "Dëmi im" për të deklaruar dëmet e pësuara. Raportimi mund të kryhet online në portalin e-Albania dhe në faqen zyrtare të Administratës Tatimore. Administrata Tatimore është angazhuar për të mbështetur bizneset e prekur dhe lehtëson procedurat e raportimit dhe evidentimit të dëmeve. Shërbimi synon të identifikojë dhe dokumentojë dëmet e shkaktuara në aktivitetet tregtare.