Zjarr në fshatin Shtërmen në Cërrik, flakët përfshijnë ambientet e një stani
Zjarr i madh në fshatin Shtërmen në Cërrik, flakët përfshijnë ambientet e një stani, forcat zjarrfikëse janë në vend.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë ambientet e stanit, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të cilat po mbështeten nga ekipet fqinje. Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.