Klosi dhe Hitaj përplaseshin në studion e Top Story, Klosi: PS është ajo forcë që ka fituar të gjitha garat elektorale në 20 vitet e fundit
Gazetari Arbër Hitaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, përplasen në studion e Top Story, pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga forumet dhe grupi parlamentar i PS-së.

Gazetari Arbër Hitaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, përplasen në studion e Top Story, pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga forumet dhe grupi parlamentar i PS-së.
Hitaj shprehu se përjashtimi i Spiropalit ishte një kapriço i Ramës, duke menduar se do t’i zërë vendin. Klosi i tha gazetarit se ishte një vendim që u mor në asamble bashkërisht.
Hitaj iu përgjigj duke thënë se nuk është as i majtë e as i djathtë dhe se mes të majtës dhe korrupsionit zgjedh të mos mbrojë korrupsionin. Ai shtoi se në PS ka deputetë dhe kryebashkiakë me akuza korrupsioni që nuk janë përjashtuar, madje, sipas tij, janë mbrojtur.
Klosi tha se PS është ajo forcë që ka fituar të gjitha garat elektorale në 20 vitet e fundit dhe se ata kanë shërbyer Shqipërisë me ato fitore. Hitaj iu përgjigj duke thënë se ai nuk është korruptuar dhe se protestojnë njerëzit për shkak të korrupsionit në partinë.