Spanja zbut qëndrimin ndaj Kosovës, Albares: Nuk do të jemi pengesë për afrimin me BE-në
Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, ka deklaruar se Spanja nuk do të bëhet pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, ka deklaruar se Spanja nuk do të bëhet pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. Kjo deklarim u bë gjatë Forumit për Zgjerim 2026, të mbajtur në Bruksel.
Albares tha se Spanja nuk do të pengojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nuk do të pengojë afrimin e Kosovës me BE-në. Ai përmendi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe njohjen e pasaportave kosovare nga autoritetet spanjolle si dëshmi të këtij qëndrimi.
Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Qipron, Sllovakinë, Greqinë dhe Rumaninë. Megjithatë, ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, theksoi se qëndrimi i këtyre pesë shteteve vazhdon të përbëjë një sfidë për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane.
Sipas Radio Europa e Lirë, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat. Prishtina aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa ende nuk është shqyrtuar. Për të nisur procesin e vlerësimit të aplikimit, Komisioni Evropian duhet të marrë mandatin nga shtetet anëtare, të cilat duhet të vendosin njëzëri.
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar vazhdimisht që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit dhe të hapet sa më shpejt rruga drejt negociatave. Forumi për Zgjerim u zhvillua më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë evropianë dhe përfaqësuesve të vendeve që synojnë anëtarësimin. Kosova nuk ishte e ftuar në këtë edicion, për të dytin vit radhazi.