Sociale

Mësuesi në Korçë, akuzuar për ngacmimin seksual të një nxënëse 17-vjeçare

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Mësuesi Sevasti Qirjazi, në Korçë, është akuzuar për ngacmimin seksual të një nxënëse 17-vjeçare gjatë stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës.

Foto nga burimi: Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë, çfarë tha vajza në prani të babait dhe psikologes

Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht. Sipas informacioneve të siguruara, ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17-vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi, ku mësuesi jep mësim. Në denoncimin e bërë në komisariat, 17-vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi me iniciale E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes. Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë brenda palestrës ku do të bëhet edhe këqyrja e DVR-së për të hedhur më tepër dritë mbi këtë ngjarje. Mësuesi është shoqëruar menjëherë në komisariat ku ka dhënë edhe dëshminë e tij mohuese ndaj akuzave. Në përfundim të hetimeve paraprake, ky i fundit u procedua në gjendje të lirë ndërsa do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin rastin.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.