Kosovë & Rajon

Kosova luan ndaj Irlandës, ‘Dardanët’ shkojnë në Dublin me 3 mungesa

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kombëtarja e Kosovës do të luajë mbrëmjen e kësaj të marte në Dublin ndaj Irlandës, ndeshjen e saj të fundit të Nations League.

Foto nga burimi: Kosova luan ndaj Irlandës, ‘Dardanët’ shkojnë në Dublin me 3 mungesa

Kombëtarja e Kosovës do të luajë mbrëmjen e kësaj të marte në Dublin ndaj Irlandës, ndeshjen e saj të fundit të Nations League ku Dardanët do të kërkojnë të sigurojnë vendin e dytë në grupin e saj. Në listën e të grumbulluarve të publikuar nga UEFA, rezulton se trajneri Franco Foda do të këtë 21 futbollistë në dispozicion për këtë ndeshje. Megjithatë, kombëtarja e Kosovës do të ketë 3 mungesa për këtë ndeshje. Kështu nuk do të jetë në dispozicion të Franco Fodës Veldin Hoxha i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Izraelin, ndërsa Edon Zhegrova e ka lënë grumbullimin për shkak të një dëmtimi. Po kështu, nuk është pjesë e skuadrës as sulmuesi Enis Rexhepi për të cilin ende nuk është plotësuar dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e përfaqësueses në FIFA. Kosovës në ndeshjen me Irlandën i mjafton edhe një barazim për të siguruar përfundimisht vendin e dytë në grupin e saj që do ta çonte atë në playoffin për ngjitjen në Ligën A.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.