Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri për dyshime për përvetësimin e fabrikës së miellit në Vlorë
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 7.5 milionë euro pasuri të shtetasit G.V. për dyshime për përvetësimin e paligjshëm të objektit dhe truallit të ish-fabrikës së miellit në Vlorë.

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 7.5 milionë euro pasuri të shtetasit G.V. për dyshime për përvetësimin e paligjshëm të objektit dhe truallit të ish-fabrikës së miellit në Vlorë. Sipas Prokurorisë, shtetasit G.V. dyshohet se ka regjistruar pronën në emrin e tij, në vend që ajo të figurojë si aset i shoqërisë tregtare ku kishte ortakë të tjerë. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dyshime për tjetërsimin e një pjese të pasurisë te persona të tretë, veprime që po hetohen edhe në kuadër të veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit pasuror "Sekuestro preventive" për pasuritë e shtetasit G.V., duke iu referuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.