53-vjetori i kryengritjes së Politeknikumit në Greqi, mijëra policë në gatishmëri për marshimin drejt ambasadës amerikane
Greqia feston 53-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit, një simbol i rezistencës kundër diktaturës. Studentët dhe qytetarët vendosin lule dhe kurora në kompleksin historik, ndërsa presidenti grek dhe politikanë të partive të majta kanë vendosur kurora me lule në memorial.

Gjatë sotit, Greqia feston 53-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit, një simbol i rezistencës kundër diktaturës. Studentët dhe qytetarët vendosin lule dhe kurora në kompleksin historik të Politeknikumit, ndërsa portat janë të hapura, por godinat mbeten të mbyllura me vendim të rektoratit dhe ceremonitë zhvillohen në mjediset e jashtme.
Presidenti grek, Konstantinos Tasulas, ka vendosur një kurorë në memorial dhe ka theksuar se Greqia nderon guximin dhe sakrificën e atyre që e kthyen Politeknikumin në një nga simbolet kryesore të rezistencës demokratike kundër diktaturës. Gjithashtu, shumë politikanë të partive të majta greke kanë vendosur kurora me lule në memorial.
Kryengritja studentore e vitit 1973 filloi kur studentët kishin hyrë në universitet dhe përmes një radiostacioni, u bënë thirrje qytetarëve të bashkoheshin kundër regjimit, me parullën “Bukë, arsim, liri”. Në orët e para të mëngjesit, një tank rrëzoi portën kryesore ndërsa shumë student qëndronin mbi të. Pamja mbetet një nga dëshmitë më të njohura të asaj periudhe kur ushtria hyri në kompleksin universitar.
Aktivitetet përkujtimore shtrihen edhe në Selanik, ku shoqatat studentore, sindikatat dhe organizata të tjera kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në marshimin e pasdites. Studentët kanë organizuar edhe një «pushtim» simbolik të Fakultetit Politeknik të Universitetit Aristoteli.
Aktivitetet kryhen nën masa të rrepta sigurie me mbi 5000 policë të angazhuar në Athinë dhe 2000 të tjerë në Selanik. Ata janë vendosur pranë Politeknikumit, universiteteve të tjera, ndërtesave publike dhe ambasadave të SHBA-ve dhe Izraelit. Vëmendje e veçantë i kushtohet lagjes «rebele» Eksarqia, ndërsa dronë dhe një helikopter do transmetojnë pamje në kohë reale tek qendra e operacioneve.