"Buxheti 2027: PD deklaroi votën kundër, Bardhi: Rama bën sikur ul taksat, por i rrit"
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027, duke e cilësuar atë si një buxhet që nuk sjell përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, por favorizon korrupsionin dhe interesat klienteliste.

Në një deklaratë publike, Bardhi kundërshtoi politikat fiskale të parashikuara nga qeveria, duke pretenduar se, pavarësisht premtimeve për ulje taksash, projektbuxheti parashikon rritje të barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset.
Ai ngriti gjithashtu shqetësime për trajtimin e pensioneve, përfshirjen e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së dhe mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe industrinë prodhuese.
Bardhi tha se qeveria vazhdon të mbajë në këmbë të njëjtin model ekonomik, që ngre kulla, por nuk hap fabrika, dhe që fuqizon ndërtimin, por dobëson bujqësinë dhe industrinë prodhuese.
Shqipëria ka nevojë për bujqësi që prodhon, për industri që përpunon, për fabrika që hapin vende pune dhe për produkte shqiptare që konkurrojnë në tregjet e huaja. Por Edi Rama me buxhetin 2027 nuk e vendos këtë ekonomi në qendër të zhvillimit.