Kronikë

Zgjedhjet lokale/ KQZ letër SPAK-ut, Prokurorisë dhe Policisë, zbulohet kërkesa e Celibashit për drejtësinë

3 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar zyrtarisht nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit caktimin e personave të kontaktit për të formalizuar bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Foto nga burimi: Zgjedhjet lokale/ KQZ letër SPAK-ut, Prokurorisë dhe Policisë, zbulohet kërkesa e Celibashit për drejtësinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar zyrtarisht nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit caktimin e personave të kontaktit për të formalizuar bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Në një shkresë drejtuar drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, KQZ kërkon që institucioni të caktojë një përfaqësues për komunikimin e drejtpërdrejtë dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit mes institucioneve. "I nderuar z. Braho, Në zbatim të rekomandimit me numër 11 të Rezolutës së Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025 dhe rekomandimet për vitin 2026”, bashkëlidhur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndërmerr hapat për formalizimin e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor.

Për këtë qëllim, si dhe në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027, kërkojmë caktimin e një personi kontakti nga institucioni juaj. Caktimi i tyre synon komunikimin e drejtpërdrejtë, shkëmbimin e shpejtë të informacionit me qëllim hartimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin, evidentimin dhe trajtimin e veprave penale që lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në shkresë.

KQZ i është drejtuar zyrtarisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shtetërore, Skënder Hita, duke kërkuar caktimin e një personi kontakti për koordinimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor.

Në shkresën drejtuar kreut të Policisë shtetërore, KQZ kërkon që institucioni të caktojë një përfaqësues për komunikimin e drejtpërdrejtë dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit lidhur me veprat penale që mund të cenojnë procesin zgjedhor.

“I nderuar z. Hita, Në zbatim të rekomandimit me numër 11 të Rezolutës së Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025 dhe rekomandimet për vitin 2026”, bashkëlidhur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndërmerr hapat për formalizimin e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë shtetërore në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor.

Për këtë qëllim, si dhe në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027, kërkojmë caktimin e një personi kontakti nga institucioni juaj. Caktimi i tyre synon komunikimin e drejtpërdrejtë, shkëmbimin e shpejtë të informacionit me qëllim bashkëpunimin ndërinstitucional për parandalimin, evidentimin dhe trajtimin e veprave penale që lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në shkresë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.