Rama propozon Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Kryeministri Edi Rama ka propozuar Japoninë për të përfshirë në projektin e hekurudhës së re që do të lidhë Durrësin me Prishtinën dhe më pas me Nishin.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Kosova kanë diskutuar mundësinë e përfshirjes së Japonisë në projektin e hekurudhës së re që do të lidhë Durrësin me Prishtinën dhe më pas me Nishin, duke krijuar një korridor të rëndësishëm drejt Europës Qendrore. Ai i ka bërë thirrje palës japoneze që ta shqyrtojë mundësinë e investimit dhe bashkëpunimit për realizimin e projektit. Rama ka përmendur edhe dimensionin e sigurisë dhe përdorimin e infrastrukturës së re portuale të Durrësit për nevojat e NATO-s. Ai ka thënë se së bashku me Kryeministrin e Kosovës, janë gati të punojnë me Japoninë për të parë nëse mund ta realizojnë këtë projekt.