Wayne Rooney: Gjatë viteve te Manchester United mendova vetëvrasjen
Ish sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, bën një rrëfim shokues duke treguar se mendoi vetëvrasjen gjatë kohës kur ishte në Manchester United.

Ish sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, bën një rrëfim shokues duke treguar se mendoi vetëvrasjen gjatë kohës kur ishte në Manchester United. Rooney, që ka qenë kapiten i Anglisë dhe është ende shënuesi më i mirë në historinë e Djajve të Kuq me 253 gola në 559 ndeshje, foli në podcastin ‘Life at the Midpoint’ duke treguar dramën e tij.
Rooney e vijoi më tej duke bërë edhe rrëfimin e rëndë kur tha se mendoi vetëvrasjen. "Nuk doja që Kai, që atëhere ishte një fëmijë te më shihte në atë gjendje, kështu që edhe për këtë arsye izolohesha -tha Rooney- arrita deri në atë pikë sa mendova vetëvrasjen. Nuk doja që të qëndroja mes njerëzve. Nuk doja të shihja njerëz në rrugë, nuk doja të hyja në dyqane. Gjithnjë jam ndjerë mirë në fushën e futbollit, por për pjesën tjetër kisha me të vërtetë shumë vështirësi", tha Rooney.