Aktualitet

Chivu ‘fërkon duart’, Lautaro Martinez u kthye të stërvitet me Interin

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Lautaro Martinez është rikthyer në skuadrën e Interit për të stërvitur ndeshjen e ardhshme të kampionatit me Atalantën.

Foto nga burimi: Inter, Chivu ‘fërkon duart’, Lautaro Martinez u kthye të stërvitet me grupin bashkë me Thuram

Këtë të martë Interi u kthye të stërvitet dhe bashkë me pjesën tjetër të skuadrës u pa edhe Lautaro Martinez i rikthyer pas dëmtimit dhe gati që të jetë sërish në dispozicion të Cristian Chivut për ndeshjen e ardhshme të kampionatit me Atalantën. Bashkë me argjentinasin dhe pjesën tjetër të skuadrës ishte edhe Marcus Thuram që u kthye me shqetësime nga kombëtarja franceze, me sulmuesin që u rikuperua dhe që në ndeshjen me skuadrën bergamaske pritet të jetë titullar. Përkrah tij do të jetë Pio Esposito, i shfaqur në një formë të shkëlqyer në ndeshjet e kombëtares italiane, ndërsa për kapitenin zikaltër, stafi teknik i Interit do të preferojë të tregohet i kujdesshëm duke qenë se kalendari do të jetë i ngjeshur për Interin dhe ndaj Atalantës mund t’i jepen 30 minuta aktivizim që të fitojë ritmin e ndeshjeve. Nga lojtarët e kombëtareve, përveç Zielinskit, mungonte edhe Carlos Augusto, ndërsa në infermieri janë vetëm Bonny e Stankovic. Stones, Jones e Luis Henrique janë rikuperuar plotësisht, për t’u monitoruar është Akanji i kthyer i ngarkuar fizikisht nga grumbullimi më Zvicrën; gjendja e mbrojtësit nuk është shqetësuese dhe nuk do të sforcojë ritmin në këto seanca , por nëse nuk ka surpriza, do të jetë gati për sfidën. Gjithsesi, rikuperimi i Pavard dhe i Stones i ofrojnë alternativa Chivut.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.