Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshime në çmimet e karburanteve, duke përfshirë nënproduktet gazoil dhe benzinë.

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026, ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mënyrë, Bordi i Transparencës në datë 18 Nëntor 2026, ka vendosur çmimet e reja për karburante. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 163 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 151 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 109 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.