Kronikë
Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, e kërkonte Shqipëria për vrasje në vitet 2000
Valentin Ftoni është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara dhe kërkohej nga Policia e Shkodrës për tre vrasje të ndodhura në vitet 2000 dhe 2001.

Valentin Ftoni, i cili kërkohej nga Policia e Shkodrës për tre vrasje të ndodhura në vitet 2000 dhe 2001, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se Ftoni mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 12:30, me avion charter, i shoqëruar nga marshallët amerikanë, të cilët koordinuan veprimet me Policinë e Shtetit. Ai ishte arrestuar në New York një muaj më parë, në kuadër të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.