Kronikë
GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt
Ish-kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për shkelje të barazisë në tendera.

Ish-kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me 1 vit e 4 muaj burgim, pasi u gjet fajtor për shkelje të barazisë në tendera. Guci fillimisht ishte dënuar me 2 vite burgim, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 1 vit e 4 muaj burgim. GJKKO i ka hequr edhe ish-kryebashkiakut të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.