Aktualitet
TENSIONE NË TIRANË: Protestuesit marshojnë në akset e qytetit, policia i largon nga rruga
Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë në Tiranë është shënuar me tension, pasi protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit dhe policia i ka ndjekur dhe i ka larguar nga rruga.

Protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës, ndërsa efektivët e policisë i kanë ndjekur dhe kanë ndërhyrë për t’i larguar nga rruga, me argumentin se po pengojnë qarkullimin e automjeteve. Nga ana tjetër, protestuesit pretendojnë se protesta është e ligjshme dhe se kanë marrë lejen për zhvillimin e saj. Ata e konsiderojnë ndërhyrjen e policisë si pengesë ndaj ushtrimit të së drejtës për tubim.