Bota

CONMEBOL po e studion mundësinë të krijimit të një ‘Nations League’ në Amerikën e Jugut

3 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Federatat e futbollit të Uruguait dhe Paraguait kanë dhënë sinjale mbi krijimin e një formati të ri për kontinentin e Amerikës së Jugut, duke synuar të ndjekin modelin e UEFA-s. Kjo është një përpjekje për të rishikuar eliminatoret e Amerikës së Jugut dhe të krijojë një kompeticion më të madh dhe më prestigjioz.

Foto nga burimi: Një ‘Nations League’ dhe në Amerikën e Jugut? CONMEBOL po e studion mundësinë…

Një ‘Nations League’ dhe në Amerikën e Jugut? CONMEBOL po e studion mundësinë për të këtë. Një faktor që mund të jetë në shënjestër është edhe fakti që Paraguai, Uruguai dhe Argjentina e kanë tashmë të siguruar një vend në Kupën e Botës 2030, për shkak se do të jenë bashkëorganizatorë të turneut jubilar, së bashku me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun. Kjo e bën të nevojshme rishikimin e kuptimit dhe objektivit sportiv të këtyre fazave kualifikuese, pasi këto tri kombëtare nuk do të kenë nevojë të grumbullojnë pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror. Pra, atyre do t’u mungojë objektivi i kualifikimit. Një tjetër vështirësi lidhet me faktin se CONMEBOL përbëhet nga vetëm 10 federata, çka do ta bënte të vështirë organizimin e një lige me format të larmishëm dhe njëkohësisht konkurrues. Për këtë arsye, po shqyrtohen zgjidhje për një reformim të plotë të modelit aktual. Ignacio Alonso ishte i pari që u prononcua publikisht për këtë çështje. Ai e bëri këtë pak ditë më parë, në një intervistë për radion Carve Deportiva, përpara ndeshjes miqësore që Uruguai zhvilloi kundër Republikës Dominikane. ‘Pas pak muajsh do të nisin eliminatoret, të cilat do të zhvillohen me një format të ndryshëm, atë të Ligës së Kombeve. Kështu që do të synojmë të fitojmë një trofe ’- u shpreh drejtuesi uruguaian. Megjithatë, duhet theksuar se deri më tani CONMEBOL nuk ka publikuar asnjë komunikatë dhe nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për ndryshime të mundshme në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Robert Harrison shkoi një hap më tej, duke hedhur idenë e një kompeticioni të ardhshëm ku kombëtaret e Amerikës së Jugut do të përballen me ato të Europës. Ai e paraqiti këtë si një tjetër motiv për të konkurruar me objektiva maksimalë në formatin e ri. ‘Eliminatoret do t’i luajmë të gjithë. Ne e kemi siguruar kualifikimin, por të gjitha kombëtaret do të luftojnë për një pozicion që do t’u mundësojë të marrin pjesë në një turne të ardhshëm, të cilin do ta zhvillojmë kundër kombëtareve evropiane’ -u shpreh presidenti i Federatës Paraguaiane të Futbollit në emisionin La Gran Jugada. Harrison bëri të ditur se CONMEBOL dhe UEFA po punojnë për të hartuar një kompeticion ku kombëtaret e të dy kontinenteve do të përballen me njëra-tjetrën, në bazë të pozicionit që do të zënë në renditjen përfundimtare të Ligave të Kombeve përkatëse. Në këtë mënyrë, do të garantoheshin përballje të mëdha mes kombëtareve më të mira të planetit, duke krijuar njëkohësisht një burim të rëndësishëm të ardhurash për të dyja konfederatat. Megjithatë, realizimi i këtij projekti do të varej edhe nga zgjerimi i mundshëm i numrit të pjesëmarrësve në Kupën e Botës 2030, ku synohet që numri i kombëtareve pjesëmarrëse të rritet nga 48 në 64.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.