Manchester United po mendon të ndërmarrë veprime ligjore ndaj JJ Gabriel
Klubi anglez po studiojnë nëse ka pasur kontakte me JJ Gabriel gjatë verës dhe nëse janë thyer normat e FIFA që kanë të bëjnë me futbollistët minorenë.

Futbollisti 16 vjeçar JJ Gabriel ka konfirmuar largimin nga Manchester United dhe është në pritje të nënshkruar një kontratë me Realin e Madridit. Klubi anglez po mendon të ndërmarrë veprime ligjore ndaj tij nëse ka prova se klube të tjerë iu afruan atij në mënyrë ilegale. Manchester United do të përfitojë rreth 300 mijë paundë për formimin e futbollistit nëse transferimi i tij te Real Madridi do të kompletohet. Klubi anglez është shumë i pakënaqur me sjelljen e futbollistit dhe familjen e tij, që vendosën largimin e tij pas 6 vitesh.