Balliu: Reagan, presidenti që më ngjit më shumë se të tjerët, dhe fati i Shqipërisë dhe Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në Top Story, ndalet te Ronald Reagan si një prej figurave që vlerëson më shumë, ndërsa kujton edhe kontributin e presidentëve amerikanë në mbështetjen e demokracisë shqiptare dhe çështjes së Kosovës.

Në studion e Top Story, Klevis Balliu tha se si pikëpamje politike do ndalojë te Regan, më ngjit më shumë se të tjerët. Ai e vlerëson Reagan për të parashikuar si do të zhvillohej e majta në kohët e ardhshme dhe për të bërë vetting-un më të pastër të së majtës në SHBA.
Balliu kujton se Wilson mbetet arsyeja themelore që Shqipëria është Shqipëri, ndërsa pati një tentativë nga CIA që fatkeqësisht na e prishi për të larguar Enver Hoxhën më përpara. Ai përmend gjithashtu se familja Bush luan një rol themelor në zhvillimin tonë demokratik dhe se presidenti Clinton ka thënë në një intervistë që një nga arsyet e ndërhyrjes ishte dhe botimi i profesoreshës shqiptare, e cila bashkë me motrën e vet kanë qenë shoqe të ngushta me Nënë Terezën.
Balliu konkludon se SHBA na ka dhënë shumë, por ne kemi gabuar në disa çaste për interesa fare të vogla dhe nuk kemi ditur të shfrytëzojmë një ndihmë kaq të madhe për një shtet kaq të vogël që jemi.