Ekonomi
Energjia elektrike ndërpritet në Kuvend gjatë seancës maratonë për buxhetin 2027
Energjia elektrike është ndërprerë për pak sekonda në sallën e Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës maratonë për projektbuxhetin e vitit 2027.

Energjia elektrike është ndërprerë për pak sekonda në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë seancës maratonë ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2027. Deputetët e opozitës kanë nisur menjëherë me thirrjet në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’. Energjia elektrike është rikthyer pas pak sekondash. Ende nuk dihen shkaqet e ndërprerjes së energjisë në sallën e Parlamentit.