Kronikë
Dy persona plagosin me thikë një 33-vjeçarin për shkak të vendparkimit në Durrës
Dy persona kanë plagosur një 33-vjeçar në Durrës për shkak të një konflikti për një vend parkimi.

Një konflikt mes disa personave për një vend parkimi ka përfunduar me plagosjen e një 33-vjeçari mbrëmjen e kaluar në zonën e Plazhit në Durrës. Sipas policisë, konflikti mes të plagosurit dhe dy autorëve të dyshuar, përkatësisht 34 dhe 35 vjeç, ka ndodhur për shkak të vendparkimit dhe njëri prej tyre e ka goditur 33-vjeçarin me thikë. Më pas të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa 33-vjeçari, sipas policisë, është dëmtuar lehtë dhe ka marrë mjekim në spital. Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.