Aktualitet

Interi vë sytë në dy portierë dhe një mesfushor me parametra zero

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Interi po planifikon merkaton për sezonin e ardhshëm dhe ka vënë në shënjestër dy futbollistë me shumë eksperiencë, Alisson Becker dhe Frank Anguissa.

Foto nga burimi: Inter planifikon merkaton, sytë nga Alisson dhe Anguissa, dy opsione me parametra zero

Interi nis të përcaktojë strategjitë e tij të merkatos për sezonin e ardhshëm duke monitoruar me kujdes mundësitë me parametra zero që do të ofrojë panorama ndërkombëtare. Sipas asaj që publikohet në median italiane, drejtuesit e klubit zikaltër kanë vënë në shënjestër dy futbollistë me shumë eksperiencë, kontrata e të cilëve me klubet respektiva skadon në 2027. Bëhet fjalë për portierin brazilian të Liverpool, Alisson Becker dhe mesfushorin e Napolit, Frank Anguissa. Reparti i portierëve është një prej temave më të diskutuara te Interit. Edhe pse Chivu e ka mbrojtur disa herë Josep Martinez, spanjolli aktualisht nuk po garanton vazhdimësi dhe besueshmëritë e pritura, me disa gabime që kanë kushtuar shtrenjtë. Edhe pse linja e skicuar nga Oaktree iu jep përparësi investimeve te të rinjtë, nevoja për t’i besuar një portieri që tashmë është gati dhe ekspert ka nxjerrë në pah kandidaturën e ish portierit të Romës. Megjithatë, operacioni ka një pengesë ekonomike që lidhet me pagën e 34 vjeçarit, i cili përfitin 8.5 milionë euro te Liverpool si pagë fikse shifër së cilës i shtohen edhe 2.5 milionë euro bonuse për një total prej 11 milione euro në vit, shifër që Inter nuk ka ndërmend që ta paguajë dhe që do të kërkonte që portieri të bëjë një hap të konsiderueshëm prapa. Përkrah emrit të Alisson, objektivi tjetër me kosto zero për vitin e ardhshmë, ai të çon direkt te Napoli dhe bëhet fjalë për Frank Anguissa i cili konsiderohet si lojtari me profilin ideal për të shtuar forcë fizike dhe eksperiencë në mesfushën zikaltër. Por kamerunasi mund të largohet në janar në drejtim të Marseille dhe emri i tij është lidhur edhe me atë të Juventusit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.