Barcelona shqyrton përforcimin e mbrojtjes në janar, tre emra në listën e dëshirave të drejtorit Deco
Barcelona është duke shqyrur mundësitë për përforcimin e skuadrës në merkaton e janarit, me drejtorin sportiv Deco që kërkon një qendërmbrojtës me eksperiencë dhe cilësi të dëshmuara për të ofruar më shumë siguri në prapavijë për trajnerin Hansi Flick.

Barcelona ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e skuadrës në merkaton e janarit, ndërsa një nga prioritetet kryesore të drejtuesve katalanas është reparti i mbrojtjes. Sipas mediave spanjolle, ideja e drejtorit sportiv Deco është afrimi i një qendërmbrojtësi, mundësisht më këmbën e majtë, me eksperiencë dhe cilësi të dëshmuara, që të ofrojë më shumë siguri në prapavijë për trajnerin Hansi Flick.
Në listën e lojtarëve që përputhen me profilin e kërkuar nga Barcelona janë tre emra: Alessandro Bastoni i Interit, Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit dhe Lisandro Martinez i Manchester United. Bastoni është një nga emrat më të pëlqyer nga drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, i cili kishte tentuar ta afronte qendërmbrojtësin italian edhe gjatë merkatos së verës dhe vazhdon ta mbështesë si një alternativë për prapavijën katalanase.
Schlotterbeck është një tjetër kandidat, një qendërmbrojtësi 26-vjeçar i Borussia Dortmundit, që i përshtatet veçanërisht filozofisë së Flick, i cili e njeh mirë pasi e ka debutuar me përfaqësuesen e Gjermanisë. Përveç aftësive në qendër të mbrojtjes, Schlotterbeck mund të luajë edhe në krahun e majtë, duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa taktike.
Lisandro Martinez është një alternativa e tretë, një mbrojtës 28-vjeçar i Manchester United, që mund të jetë një zgjidhje më ekonomike për katalanasit. Martinez ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2027, ndërsa klubi anglez ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2028. Situata e tij në “Old Trafford” është disi e veçantë, por sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, qendërmbrojtësi argjentinas do të ishte i gatshëm të dëgjonte një ofertë nga Barcelona.