"Zëri i Brukselit po dobësohet" - Gazetarët evropianë për Top Channel: BE të reflektojë, përndryshe...
Gazetarë evropianë kanë komentuar mungesën e BE-së në takimin Trump-Putin-Xi në Shenzhen, duke thënë se Evropa duhet të reflektojë mbi pozicionin e saj gjeopolitik dhe të forcojë atë.

Ndërkohë që gjithë sytë e të gjithë botës ndodhen në Shenzhen, aty ku liderët e tre ekonomive më të fuqishme botërore, Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin mbajnë një takim të paprecedentë, gazetarë dhe analistë nga Europa kanë komentuar mungesën e BE-së në këtë samit.
Gazetari slloven, Jan Klokocovnik, tha se ky takim është një lajm i keq për Evropën dhe se zëri i Brukselit nuk është më aq i fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Ai shton se po shfaqet një rend i ri botëror, me disa fuqi të mëdha që veprojnë në një sistem shumëpolar.
Gazetari hungarez, Mihály Zsiros, tha se BE nuk mund të vendosë dot se cilin përfaqësues të dërgojë edhe nëse një ftesë e tillë do të vinte. Ai pyet se cili është vendi i Evropës në këtë rend të ri dhe se cili është personi që do të përfaqësonte Evropën në takime të tillë.