Fëmijët në Roblox, në rrezik: Akuza ndaj platformës për mosmbrojtjen e të miturit
Senatorët amerikanë akuzojnë platformën e lojërave Roblox për mosmbrojtjen e të miturit, duke deklaruar se fëmijët nuk janë të sigurt kur janë në platformën e tyre.

Senatori Josh Hawley hapi seancën e Senatit amerikan duke deklaruar se fëmijët që janë në Roblox nuk janë të sigurt. Ai akuzoi kompaninë se kërkon familjeve të zgjidhin mosmarrëveshjet me arbitrazh privat, në vend që t’i çojnë në gjykatë. Një dëshmitar, Woody Doe, tha se ishte 11 vjeç kur njohu në Roblox një person që i ishte paraqitur si fëmijë, por më vonë e shfrytëzoi seksualisht. Tjetri, Michael Schlep, tha se një i rritur kishte fituar besimin e tij në platformë kur ishte rreth 12 vjeç dhe se kontakti me të miturit ishte jashtëzakonisht i lehtë. Hawley dhe senatori demokrat Dick Durbin kanë paraqitur një projektligj që synon t’u japë viktimave dhe familjeve të tyre mundësinë t’i drejtohen gjykatës. Roblox thotë se ka vendosur verifikim moshe për bisedat dhe kufizime mbrojtëse për përdoruesit nën 16 vjeç.