Kompany: Jam shumë mirë, nuk kam pasoja pas sëmundjes
Trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany, ka shpallur se është shumë mirë dhe nuk ka pasoja pas sëmundjes së tij.

Trajneri belg i kampionëve të Gjermanisë doli në konferencën e tij të parë për shtyp pas sëmundjes dhe siguroi të gjithë në lidhje me gjendjen e tij. ‘Në të vërtetë duhet të them: jam shumë mirë -tha Kompany- iu nënshtrova të gjitha ekzaminimeve të nevojshme’. Rezultatet e këtyre ekzaminimeve ishin pozitive kështu që nuk ka pasoja. Sipas Kompany, e gjitha ajo që ndodhi ishte për shkak se ai më parë nuk kishte kuruar deri në fund një infeksion. ‘Nuk i kushtova mjaftueshëm vëmendje trupit tim -shtoi trajneri i Bayernit të Mynihut- nuk mund të minimizoj këtë gjë, ishte me të vërtetë diçka shokuese’. Vincent Kompany u shtrua në spital ku mjekët e diagnostikuan me irritim të meningjiteve me belgun që qëndroi për disa javë jashtë fushave. ‘U përpoqa që të rigjeja menjëherë qetësinë’ -tregon ai.