Andrea Ranocchia: "Kisha frikë të luaja, isha në depresion dhe humbja e shiritit më bëri të humbasë vetëbesimin"
Andrea Ranocchia, ish mbrojtësi i Interit, ka hapur për herë të parë për periudhën e errët të përjetuar në skuadrën italiane, duke shpallur se ishte në depresion dhe se humbja e shiritit të kapitenit e bëri të humbasë vetëbesimin e tij.

Andrea Ranocchia, ish mbrojtësi i Interit, ka hapur për herë të parë për periudhën e errët të përjetuar në skuadrën italiane. Në një intervistë për "Corriere Della Sera", ai tregon se ishte në depresion dhe se humbja e shiritit të kapitenit e bëri të humbasë vetëbesimin e tij.
Ranocchia tha se kishte humbur vetëbesimin dhe se pyesja e vetes nëse do të mund të luante më futboll ishte bërë një pyetje e papërballueshme. "Kisha humbur vetëbesimin, pyesja veten nëse do të mund të luaja më futboll. Por jo në Serie A, në çdo kategori. Nuk e njihja më veten", tha ai.
Ai gjithashtu tregon se ishte nën presion të madh në stadium dhe në rrjetet sociale, dhe se ishte nën fyerje dhe fërshëllima. "Isha te Interi prej shumë kohësh. Isha shndërruar në fajtorin kryesor të situatës. Fërshëllima, fyerje. Në stadium, në rrjetet sociale -vijon rrëfimin Ranocchia- e tmerrshme. Kisha humbur qetësinë, nuk isha mirë. Nuk doja të dilja nga shtëpia. Isha në depresion".
Ranocchia gjithashtu foli për çështjen e shiritit të kapitenit që iu hoq në mënyrë surprizë. "E mësova në miqësoren e parë- zbulon Ranocchia- me të hyrë në dhomën e zhveshjes, pashë që shiriti i kapitenit nuk ishte pranë fanellës sime, por te ajo e Icardit".
Por si ia doli Andrea Ranocchia që të kalojë këtë periudhë të errët? "Kërkova ndihmë jashtë klubit. Nisa terapi me një psikologe. Pranova brishtësitë e mia pa i paragjykuar -tha Ranocchia që nuk harroi të falenderojë as Luciano Spallettin që e mbrojti nga kritikat e një tifozi gjatë një grumbullimi në fazën përgatitore. 'Do t’i jem gjithnjë mirënjohës -tha ai".