Zhaneta Beqiri shkarkohet nga detyra pas 10 vitesh besnikërie ndaj Veliajt
Zhaneta Beqiri, drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, shkarkohet nga dityra pas 10 vitesh shërbimi, për shkak të pjesëmarrjes së saj në takimet e shefave të rinj, Demo dhe Koçiu.

Për një dekadë të plotë, emri i Zhaneta Beqirit ishte i pandashëm nga një prej sektorëve më delikatë dhe të ekspozuar të Bashkisë së Tiranës: rrjeti i çerdheve dhe kopshteve publike. E emëruar në krye të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve që prej vitit 2016, ajo i mbijetoi çdo furtune, riorganizimi apo vale shkarkimesh në administratën vendore, duke u konsoliduar si një prej drejtoreshave më jetëgjata të epokës së Erion Veliajt.
Por sonte, kjo marrëdhënie dhjetëvjeçare mori fund me një firmë që erdhi nga qelia: Erion Veliaj, nga burgu i Fierit, urdhëroi shkarkimin e saj nga detyra, mes një liste drejtuesish të tjerë të bashkisë. Shkarkimi i Zhaneta Beqirit nuk është thjesht një lëvizje administrative, por një ndëshkim politik, për shkak të pjesëmarrjes së saj në takimet e shefave të rinj, Demo dhe Koçiu.
Realiteti politik në Tiranë është i lexueshëm për këdo që njeh rregullat e lojës: Erion Veliaj nuk do të jetë më në krye të Bashkisë së Tiranës përtej verës, ndërsa Edi Rama dhe drejtuesit e rinj politikë në horizont po ndërtojnë strukturat e së nesërmes. E vetëdijshme për këtë ekuacion, Beqiri nuk priti fundin e pashmangshëm dhe zgjodhi të luajë me mendje, duke pjesëmarrë në takimet e shefave të rinj.