Aktualitet
Rama dhe Mickoski në Qafë Thanë për Inaugurimin e Sistemit të Kontrollit Kufitar
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, do të takohen në Qafë Thanë për inaugurimin e sistemit të kontrollit kufitar me një ndalesë “One Stop Shop”.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku pritet të takohet me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski. Në fokus të takimit do të jetë inaugurimi dhe promovimi i sistemit të integruar të kontrollit kufitar me një ndalesë “One Stop Shop”. Ky sistem synon të lehtësojë dhe të shpejtojë procedurat kufitare, duke u ofruar një ndalesë të vetme për të gjitha kontrollet e nevojshme.