Gabriel Kulla shënon gol spektakolar nga mesi i fushës
Sulmuesi i kombëtares U21, Gabriel Kulla, shënoi një gol spektakolar nga mesi i fushës në ndeshjen e Sassuolos U20 kundër Primavera të Como.

Gabriel Kulla, sulmuesi 18 vjeçar i ekipit të të rinjve të Sassuolos, shënoi një gol spektakolar nga mesi i fushës në ndeshjen e së shtunës ndaj skuadrës Primavera të Como. Ky gol ishte pjesë e një dygolëshi të realizuar nga Kulla, ndërkohë që Sassuolo U20 fitoi ndeshjen me rezultatin 3-0. Ky dygolësh ishte i tretë i sezonit për Gabriel Kullën, i cili ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshje të zhvilluara. Kulla po përjeton një sezon fantastik edhe në Itali në kampionatin e U20, dhe po spikasin me ekipet kombëtare të U19 dhe U20.