Duka: Me 2 Miliardë Lekë Nuk Ndërtojmë Asnjë Fushë Futbolli
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur kundërshtitë dhe propozimet konkrete për projektligjin e sponsorizimit dhe donacioneve, duke theksuar se kufiri prej 2 miliardë lekësh është shumë i ulët dhe duhet të pesëfishohet.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur kundërshtitë dhe propozimet konkrete për projektligjin e sponsorizimit dhe donacioneve. Ai ka theksuar se kufiri prej 2 miliardë lekësh është shumë i ulët dhe duhet të pesëfishohet, duke sjellë si shembull koston e ndërtimit të një fushe futbolli, që arrin në rreth 400 mijë euro.
Duka ka ngre gjithashtu shqetësimin se projektligji nuk garanton se sa para do të shkojnë konkretisht për futbollin dhe infrastrukturën sportive. Ai ka kërkuar që një pjesë e kësaj vlere t’i rikthehet sportit, nëpërmjet investimeve për fëmijët, fushat dhe palestrat.
Prej më shumë se një dekade, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon ndryshime ligjore që do të ndihmonin zhvillimin e sportit në vend. Armand Duka e konsideron pozitiv faktin që projektligji i sponsorizimit dhe donacioneve është tashmë në diskutim parlamentar dhe vlerëson mbështetjen që ka marrë nga përfaqësues të krahëve të ndryshëm politikë.
Duka ka kërkuar që nisma të mos mbetet vetëm një hap formal, por të shndërrohet në një mekanizëm që funksionon realisht për sportin. Ai ka ngre edhe shqetësimin për ndërhyrjet e mundshme burokratike në draftin aktual dhe ka kërkuar që ligji të përcaktojë qartë edhe një pjesë të garantuar të sponsorizimeve për infrastrukturën sportive.