Armand Duka: Qeveria duhet të rishikojë projektligjin e sponsorizimit për futbollin shqiptar
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur kundërshtinë e tij ndaj projektligjit të sponsorizimit dhe donacioneve, duke kërkuar ndryshime për të mbështetur zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka shprehur kundërshtinë e tij ndaj projektligjit të sponsorizimit dhe donacioneve, duke kërkuar ndryshime për të mbështetur zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Ai ka theksuar se kufiri prej 2 miliardë lekësh për sponsorizim është shumë i ulët dhe duhet të pesëfishohet, ndërsa kontrolli i sponsorizimeve nga institucionet shtetërore nuk duhet të kthehet në një pengesë paraprake për financimin.
Duka ka ngre gjithashtu shqetësimin se projektligji nuk garanton se sa para do të shkojnë konkretisht për futbollin dhe infrastrukturën sportive. Ai ka sjellë edhe koston e ndërtimit të një fushë futbolli, që sipas tij arrin në rreth 400 mijë euro. Presidenti i FSHF-së ka zbuluar edhe një shifër domethënëse: ndikimi i sportit në ekonominë shqiptare arrin afërsisht 70 milionë euro në vit.
Duka ka kërkuar që një pjesë e kësaj vlere të rikthehet sportit, nëpërmjet investimeve për fëmijët, fushat dhe palestrat. Ai ka theksuar se ligji duhet të jetë funksional dhe të mos pranojë hile nga burokratët. Duka ka kërkuar gjithashtu që sponsorizimi të funksionojë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke e konsideruar këtë financim si një alternativë për pagesën e tatimit dhe jo si një kosto shtesë.
Një tjetër pikë ku Duka ka kërkuar ndryshim është kontrolli institucional. Ai nuk ka kundërshtuar verifikimin e sponsorizimeve dhe zbatimin e kritereve ligjore, por ka kërkuar që kjo të bëhet pasi financimi të jetë kryer dhe jo para tij. Sipas tij, klubet dhe bizneset nuk duhet të detyrohen të marrin autorizime paraprake nga ministria. Duka ka argumentuar kundërshtimin e tij duke sjellë si shembull edhe mënyrën se si kontrollohen transaksionet në biznes, ku verifikimi bëhet pasi ato kryhen.