Doktoresha Lira Gjika tregon çfarë fjalë duhet të evitohen kur flasim me fëmijët
Doktoresha Lira Gjika, mjekja pediatre dhe eksperte në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, ka folur për marrëdhënien prindër-fëmijë dhe mënyrën se si formohet bota emocionale e një fëmije.

Doktoresha Lira Gjika ka dhënë një intervistë për Grida Duma Podcast, ku ka diskutuar mbi marrëdhënien prindër-fëmijë dhe përgjegjësinë e prindërimit. Ajo ka theksuar rëndësinë e muajve dhe vitit të parë të jetës për krijimin e lidhjes mes bebit dhe nënës. Doktoresha Gjika ka shpjeguar se si shprehjet dhe bindjet e zakonshme në komunikimin me fëmijët mund të ndikojnë në perceptimin dhe zhvillimin e tyre.
Doktoresha Gjika ka vënë në dukje shprehje të tilla si "Të kam bërë kokën", "për kokën e fëmijëve" apo "është i vogël, nuk kupton gjë", duke shpjeguar se si mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve. Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e kuptimit të sjelljes së fëmijëve para se ta gjykojnë atë. Intervista e plotë me Doktoreshën Lira Gjika mund të ndiqet në Youtube e Top Channel.