Kriza e vajit të ullirit: Fermerët shesin nën kosto, prodhimi mbetet stok
Fermerët shqiptarë po përballen me vështirësi të mëdha në tregtimin e vajit të ullirit, pasi çmimet e ofruara nga grumbulluesit kanë zbritur nën koston e prodhimit, duke lënë shumicën e prodhimit të ri stok në shtëpitë e fermerëve.

Fermerët në shumë zona të vendit po përballen me vështirësi të mëdha në tregtimin e vajit të ullirit, pasi çmimet e ofruara nga grumbulluesit deri tani kanë zbritur në 300–350 lekë për litër, nën koston e prodhimit. Kjo situatë po sjell që shumica e prodhimit të ri të vajit të ullirit të mbetet stok në shtëpitë e fermerëve, ndërsa rrezikohet edhe braktisja e ullishteve.
Fermerët kërkojnë të paktën ta tregtojnë vajin me 500 lekë për litër për të mbuluar kostot e prodhimit, përfshirë pagesat e vjelësve që variojnë nga 3,500, 4,500 deri në 5 mijë lekë ditë, ndërsa në disa zona deri tani është mbledhur vetëm 20% e prodhimit. Problemi lidhet edhe me bllokimin e eksporteve, pasi grosistët italianë kërkojnë vajin rifuxho me çmime rreth 3.2–3.5 euro për litër, ndërsa kostot e prodhimit në Shqipëri mbeten të larta.
Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për grumbullimin e vajit deri në stabilizimin e çmimeve, pasi nuk di si të përballojnë prodhimin e ri. Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, deklaroi se shteti shqiptar nuk mund të ndjekë modelin e Spanjës, ku një sasi e konsiderueshme e vajit të ullirit grumbullohet dhe mbahet deri në stabilizimin e çmimeve.