Kronikë
Vritet Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg
Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg, u gjet pa shenja jete në Fier, dyshohet se është ekzekutuar nga autorë që iu futën në banesë.

Mëngjesin e sotëm në Fier u gjet pa shenja jete Selami Hasani, një person i dënuar me 25 vite burg. Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se ky i fundit dyshohet se është ekzekutuar. Mendohet se autorët i janë futur në banesë dhe po ashtu raportohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.