Ekzekutimi i Selami Hasanit, i plagosur familjari i tij
Selami Hasani, një person me precedent kriminal, është vrarë dhe një familjar i tij është plagosur, ndërsa policia po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Mëngjesin e sotëm, Selami Hasani, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak ditë më parë nga qelia, është vrarë. Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, bën me dije se i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur edhe djali i xhaxhait të viktimës. Ndërkohë, dyshimet e para bëjnë fjalë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa në periferi të Fierit, pak pas raportimit të vrasjes, është djegur një automjet, dyshohet se mund t’u përkasë autorëve.