Ekzekutim me armë zjarri në Fier, vritet "Sel Çami"
Selami Hasani, i njohur si "Sel Çami" ose "Seli i Matit", është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen "1 Maji" në Fier. Ai ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte lëshuar nga burgu pas 11 vitesh.

Selami Hasani, i njohur si "Sel Çami" ose "Seli i Matit", është gjendur i vrarë në lagjen "1 Maji" në Fier. Ai ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte lëshuar nga burgu pas 11 vitesh. Hasani ishte autor i vrasjes së Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i cili njihet si "i forti i Fierit" me pseudonimin "Ben Qimja". Të dy ishin në hasmëri dhe ngjarja e vrasjes së Julian Isufajt u lidh me hasmërinë e vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj. Pas ngjarjes, Hasani u largua dhe qëndroi për disa vite jashtë Shqipërisë, por u arrestua më 12 gusht 2009 nga forcat speciale RENEA në një operacion të zhvilluar në Fier. Në shtator të vitit 2022, Selami Hasani kishte lënë qelinë pas rreth 11 vitesh burgim, pavarësisht dënimit me 25 vite heqje lirie. Emri i tij ishte i lidhur me një histori të gjatë konfliktesh dhe hasmërie në Fier, e cila ndër vite është shoqëruar me disa ngjarje të rënda kriminale.