Ekzekutimi i Selami Hasanit, i dënuar për vrasjen e nipit të "Ben Qimes"
Selami Hasani, një emër i njohur për policinë, u ekzekutua sot në oborrin e banesës së tij në Fier, ndërsa vëllai i tij, Jakup Hasani, mbeti i plagosur rëndë.

Selami Hasani, i ekzekutuar sot në mëngjes në Fier, ishte një emër i njohur për policinë. Ai kishte qenë i dënuar me 25 vite burg dhe akuzohej për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufaj, i njohur ndryshe si "Ben Qimja". Autorët e vrasjes dyshohet se kanë futur në banesën e viktimës dhe e kanë ekzekutuar, ndërsa më pas janë larguar pa asnjë gjurmë. Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen "1 Maji", është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.