Berisha: PD kërkon rritjen e pagës minimale me 50% dhe minimum jetik 200 euro
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD do të paraqesë amendamentet për rritjen e rrogës minimale me 50% dhe vendosjen e minimumit jetik 200 euro.

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se PD do të paraqesë amendamentet për rritjen e rrogës minimale me 50% dhe vendosjen e minimumit jetik 200 euro, ndërkohë që të enjten pritet të miratohet buxheti i ri. Po ashtu, kreu i selisë blu theksoi se asnjë pension jo i plotë apo i çfarëdo llojit nuk mund të jetë nën 200 euro.
Berisha deklaroi se PD do të kërkojë rritjen e rrogës minimale 50%, rritjen e rrogës mesatare 30%, vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe një sistem rritjesh pensionesh që ecin drejt dyfishimit të tyre. Ai theksoi se PD nuk do të mashtrojë shqiptarët duke premtuar investime të mëdha, por do të zbresë në 700 ose 800 milionë euro dhe asnjë qindarkë tjetër. Berisha garanton se do të bëjë shumë më tepër se ç'kanë bërë të tjerët në katër vite me radhë.