Zjarr në parkimin e policisë greke në Athinë, disa autobusë të forcave speciale në flakë
Një zjarr ka shpërthyer në parkimin e policisë greke në Athinë, duke shkaktuar dëme në disa autobusë të forcave speciale.

Një zjarr ka shpërthyer në parkimin e policisë greke në zonën Gudhi të Athinës, duke shkaktuar dëme në disa autobusë të forcave speciale. Sipas policisë greke, zjarri nisi në motorin e një autobusi që sapo ishte kthyer nga shërbimi dhe po parkohej në radhë me mjetet e tjera. Policia greke sqaron se në momentin e zjarrin, automjetet ishin bosh dhe askush nuk rrezikoi. Forca të shumta të policisë dhe të zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e zjarreve. Mjetet që u dogjën ishin të vjetra por ende aktive, ndërkohë që policia helene ka porositur një sasi prej 60 autobusësh të reja.