Gazment Bardhi kërkon hetim të plotë për koncesionin e Aeroportit të Vlorës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, duke ngritur akuza për ndërhyrje politike dhe ndarje paraprake të interesave ekonomike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, duke ngritur akuza për ndërhyrje politike dhe ndarje paraprake të interesave ekonomike. Ai ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë pa vonesa çështjen dhe të sqarojë rolin e të gjithë personave të përfshirë në vendimmarrjen për koncesionin, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrin Belinda Balluku.
Bardhi pretendon se fituesi dhe ndarja e aksioneve të koncesionit janë diskutuar paraprakisht në zyrën e Ballukut, ndërsa gara publike ka shërbyer vetëm si procedurë formale. Sipas tij, këto pretendime ngrenë dyshime serioze për mënyrën se si është administruar një pasuri strategjike publike dhe kërkojnë verifikim nga organet e drejtësisë.
Bardhi ka ngritur disa pyetje drejtuar SPAK-ut, duke kërkuar të dijë se në çfarë faze ndodhet hetimi, nëse janë verifikuar deklarimet e Pacollit dhe dokumentacioni përkatës, si dhe nëse po hetohet përgjegjësia e të gjithë personave të përfshirë. Ai ka kërkuar gjithashtu transparencë mbi kohën kur mund të dalin përgjegjësit para drejtësisë.
Afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës duhet të hetohet pa vonesa, në mënyrë të plotë, të pavarur dhe me profesionalizmin maksimal, pa ndikim politik dhe pa standarde të dyfishta. Kjo çështje është shumë më serioze se një rast i dyshuar i korrupsionit, por bëhet fjalë për shkeljen e ligjit, të Kushtetutës dhe të detyrimeve që Shqipëria ka marrë përsipër në marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Europian.