Djali 19-vjeçar i një komisioneri në Florida qëlluar për vdekje gjatë kampingut
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Florida, ku djali 19-vjeçar i një komisioneri të qarkut është qëlluar për vdekje gjatë një kampingu me miqtë. Autoritetet amerikane po hetojnë ngjarjen dhe kërkojnë ndihmën e publikut për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku djali 19-vjeçar i një komisioneri të qarkut është qëlluar për vdekje gjatë një kampingu me miqtë. Viktima është Carey Washington Vinson, i cili po kalonte mbrëmjen e së dielës me miqtë në zonën pranë lumit Blackwater.
Sipas deklaratës së babait të tij, Joe Vinson, një plumb i qëlluar nga jashtë kampingut e goditi të riun ndërsa ndodhej brenda tendës. Babai i viktimës, i cili së fundmi kishte marrë detyrën si komisioner i Distriktit 4 në qarkun Escambia, njoftoi lajmin përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale të hënën në mëngjes.
Zyra e Sherifit të qarkut Santa Rosa konfirmoi se po heton një të shtënë me pasojë vdekjen, të raportuar të dielën, më 22 nëntor, pranë lumit Blackwater. Autoritetet shtuan se informacione të tjera do të bëhen publike në momentin e duhur, ndërsa hetimet vijojnë. Deri tani, nuk është bërë e ditur se kush e qëlloi plumbin fatal dhe nëse bëhet fjalë për një të shtënë aksidentale apo një veprim të qëllimshëm.