Milani gati të ofrojë 70 milionë euro për Endrick, por Reali i Madridit ka kushte të veçanta
Milani po përgatit një ofensivë konkrete për të sjellë Endrick në Serie A, duke ofruar 70 milionë euro, por Reali i Madridit ka kushte të veçanta për të liruar lojtarin.

Milani po kërkon me vendosmëri Endrick dhe po përgatit një ofensivë konkrete për të sjellë brazilianin në Serie A që në merkaton e muajit janar. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë intensifikuar kontaktet si me Realin e Madridit ashtu edhe me agjentin e futbollistit 20 vjeçar duke e informuar për vullnetin e Milanit për ta blerë atë përfundimisht.
Sipas Cadena Ser dhe TNT Sports Brazil, Milani është gati të ofrojë një shifër totale prej 70 milionë eurosh, 60 milionë euro si vlerë fikse dhe 10 milionë në formën e bonuseve të caktuar. Përsa i përket pagës, kuqezinjtë janë gati t’i ofrojnë një shifër më të lartë se ajo që Endrick përfiton aktualisht, 3.2 milionë euro në sezon.
Por Reali i Madridit ka kushte të veçanta për të liruar lojtarin. Presidenti Florentino Perez nuk dëshiron të humbasë krejtësisht kontrollin mbi të ardhmen e talentit brazilian. Kërkesa e Realit të Madridit parashikon përfshirjen e një klauzole për riblerjen e kartonit të futbollistit për shifrën e 80-85 milionë euro e vlefshme për dy vjet e shoqëruar nga një e drejtë e parablerjes në rast se klube të tjerë bëjnë oferta për të në të ardhmen.
Pengesa kryesore në këtë çështje mbetet Jose Mourinho që e sheh Endrick si një element të rëndësishëm në rotacionet sulmuese të Realit të Madridit duke vlerësuar në mënyrë të veçantë intesitetin dhe sjelljen e shfaqur gjatë seancave stërvitore dhe nuk ka ndërmend të privohet prej tij gjatë sezonit pa pasur në dispozicion një zëvendësues në lartësinë e duhur. Por Endrick ka filluar të shqetësohet për aktivizimin e pakët, pasi bëhet fjalë edhe për kombëtaren braziliane me 20 vjeçarin që nuk dëshiron që të mbetet jashtë saj dhe në ditët në vazhdim, përfaqësuesit e tij që do të mbërrijnë në Madrid për të diskutuar situatën e futbollistit me drejtuesit e klubit madrilen.