Politikë

PS mbetet me 81 deputetë pas përjashtimit të Elisa Spiropalit

1 min leximPublikuar më

Burimi: VoxNews ·

Partia Socialiste mbetet me 81 deputetë pas përjashtimit të Elisa Spiropalit dhe për miratuar projekt-ligjet me shumicë të cilësuar i duhen 3 votat e Tom Doshit.

Foto nga burimi: PS mbetet me 81 deputetë pas përjashtimit të Spiropalit/ 3 votat e Tom Doshit, “asi nën mëngë” i Ramës!

Me përjashtimin e Elisa Spiropalit, Partia Socialiste mbetet me 81 deputetë dhe për të miratuar projekt-ligjet me shumicë të cilësuar i duhen 3 votat e Tom Doshit. Mbledhja e sotme e grupit parlamentar ishte formalizim i urdhrit që Rama dha në asamblenë e fundit të Partisë Socialiste, kur pati një debat me Elisa Spiropalin në lidhje me qëndrimet e saj për Belinda Ballukun. Vetë Rama mungoi në mbledhje, duke ia lënë drejtimin e saj Taulant Ballës, ndërsa vetëm dy deputetë kanë abstenuar, Bledi Çuçi dhe Erjon Braçe. Spiropali u shkarkua nga posti i ministres së jashtme në muajin janar të këtij viti, mes paranojës dhe thashethemeve të përmendura nga Rama për "anglishtfolës" që i pëshpërisnin në vesh partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me aferat e korrupsionit të qeverisë. Pas shkarkimin, Spiropali nuk pranoi të votojë për mbrojtjen e Belinda Ballukut nga arrestimi i kërkuar nga SPAK dhe më vonë kërkoi distancimin e Ramës nga ish-zv.kryeministrja, e cila është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, për korrupsion dhe pastrim parash.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.