Debat për kontabilitetin publik të SH.A-ve shtetërore
Gjatë një debati në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti Saimir Korreshi ngriti shqetësimin për SH.A-të shtetërore që kanë detyrime të pashlyera ndaj tatimeve dhe nuk përdorin fondet e vëna në dispozicion.

Gjatë diskutimit për projektligjin për pasqyrat financiare, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, theksoi se SH.A-të shtetërore që kanë detyrime të pashlyera ndaj tatimeve dhe nuk përdorin fondet e vëna në dispozicion, duhet të jenë nën mbikëqyrjen e ligjit për subjektet me bilance negative. Ai solli si shembull rastin e Bashkisë së Lushnjës dhe detyrimet prej 400 milionë lekësh të një shoqërie aksionare.
Zv.ministri i Financave argumentoi se shoqëritë aksionare ndjekin rregullat e kontabilitetit të sektorit privat, ndërsa fondet e pashpenzuara riplanifikohen për vitin pasardhës. Ai shtoi se në Ministrinë e Financave funksionon një drejtori që monitoron performancën e institucioneve.
Korreshi vijoi kritikat, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si kontrollohen këto shoqëri dhe përdoren fondet publike. Ai pyeti për arsyet pse këto shoqëri nuk preken nga ligji për subjektet me bilance negative, duke theksuar se ka një rrokull tjetër ligjore që thotë se nëse dalin 3 vitet e fundit me bilanc negativ, duhet t'i vendoset dryni.
Zv.ministri i Financave përmendi se konsolidimi që duam të bëjmë në nivel qendror rrit përgjegjësinë dhe transparencën e institucioneve të përfshira për të pasur një paraqitje sa më objektive dhe transparente. Ai shtoi se në Ministrinë e Financave ka një drejtori që është pjesë e drejtorisë së përgjithshme makroekonomike që është krijuar për të parë performancën e institucioneve dhe është projekt në bashkëpunim me FMN-në.