Familjarët e viktimave në Fier akuzojnë "Ben Qimja" për atentatin
Familjarët e dy viktimave të atentatit në Fier, Selami dhe Jakup Hasani, kanë deklaruar se e dinë kush e ka porositur vrasjen dhe po presin që policia të gjejë ekzekutorët.

Familjarët e dy viktimave të atentatit në Fier, Selami dhe Jakup Hasani, kanë deklaruar se e dinë kush e ka porositur vrasjen dhe po presin që policia të gjejë ekzekutorët. Ata kanë treguar se kanë pasur konflikte të vazhdueshme me Arben Isufaj alias "Ben Qimja" dhe se policia duhet të gjejë ata që kanë tërhequr këmbëzën në derën e shtëpisë së tyre.
Policia e Fierit ka filluar hetimet për të zbardhur rrethanat e atentatit dhe ka sekuestruar disa pamje filmike që po analizohen. Autorët e atentatit dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës dhe policia ka ngritur disa postoblloqe për të kapur autorët.
Ngjarja ka tronditur policinë e Fierit dhe është duke u hetuar nga grupi hetimor. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, pranë banesës së "Sel Çamit" dallohen dy persona të maskuar me kapuçë të zinj në kokë dhe rroba të zeza.