Ferran Torres Bler Zyrat e Valencias Pranë Stadiumit Mestalla
Ferran Torres, sulmuesi i Paris Saint Germain, ka blerë ndërtesën ku janë zyrat e Valencias, pranë stadiumit Mestalla, për rreth 7 milionë euro.

Ferran Torres vazhdon të tregojë lidhje të ngushtë me Valencian, duke blerë ndërtesën ku janë zyrat e klubit pranë stadiumit Mestalla. Ky blerje vlerësohet në rreth 7 milionë euro dhe përfshin një ndërtesë me 5 kate dhe një sipërfaqe prej 5000 m2.
Punimet për stadiumin e ri, Nou Mestalla, po vijojnë sipas afateve të përcaktuara dhe Valencia do të nisë të luajë në impiantin e ri që nga sezoni i ardhshëm. Klubi ka në plan të zhvendosë zyrat e tij në stadiumin e ri, ndërsa ka nxjerrë në shitje godinën që është blerë nga Ferran Torres. Megjithatë, Valencia nuk do të zhvendoset menjëherë dhe do të vazhdojë të përdorë ambientet aktuale si qiramarrëse, deri në përfundimin e stadiumit të ri.
Ky nuk është blerja e parë e Ferran Torres në Valencia, pasi ai zotëron gjithashtu një ndërtesë me 50 zyra në afërsi të stadiumit Mestalla. Futbollisti ka investuar në një zonë me potencial të madh zhvillimi në të ardhmen. Pas zhvendosjes së Valencias në stadiumin e ri, Mestalla do të shembet dhe në truallin ku ndodhet aktualisht impianti parashikohet të ndërtohen disa godina banimi, me rreth 500 apartamente.
Të 7 milionë eurot që do të përfitojë Valencia për shitjen e zyrave të saj do të shkojnë direkt në arkat e klubit dhe do të mund të përdoren në merkaton e transferimeve të muajit janar me klubin që kërkon të përforcohet në disa pozicione.