Jeta Deda emërohet drejtoreshë e re e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”
Jeta Deda është emëruar drejtoresha e re e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke zëvendësuar Elisaveta Treskën në këtë pozicion.

Jeta Deda është emëruar drejtoresha e re e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”. Ajo merr drejtimin e spitalit nga paraardhësja Elisaveta Treska, e cila ka punuar më parë në krye të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Jeta Deda do të ketë përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e këtij institucioni, duke përfshirë forsimin e kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve. Në një njoftim, Ministria e Shëndetësisë ka shprehur mirënjohje Elisavetës Treskës për angazhimin dhe kontributin e saj, dhe u ka dëshiruar suksese drejtoreshës së re Jeta Deda në detyrën e saj të re.