Tension në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç largohet pas ndërprerjes së fjalës
Një moment tensioni u regjistrua në Kuvendin e Serbisë, ku Aleksandar Vuçiç u ndërpre dhe i fiket mikrofoni gjatë fjalës, duke çuar në largimin e tij nga salla parlamentare.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç u përfshi në një situatë të pakëndshme pasi drejtuesi i seancës, Aleksandar Çupiç, i fiku mikrofonin gjatë kohës që po fliste. Ngjarja ndodhi pasi Sara Valentik kërkoi fjalën dhe Vuçiç kërkoi të drejtën e replikës. Teksa po mbante fjalën e tij, pas dy minutash, Çupiç vendosi t’i ndërpriste mikrofonin, duke argumentuar se kishte përfunduar koha e lejuar për replikën.
Në pamjet e transmetuara nga kamerat e sallës së Kuvendit shihet momenti kur Çupiç i fik mikrofonin Vuçiçit dhe më pas i tregon me dorë orën, për t’i bërë të qartë se koha në dispozicion kishte përfunduar. Veprimi u pasua nga reagimi i Vuçiçit, i cili nuk pranoi të vazhdonte fjalën pa mikrofon. Pasi duartrokiti si gjithë të pranishmit në Kuvend, ai mblodhi sendet personale, u ngrit nga vendi dhe u largua nga salla parlamentare. Momenti është regjistruar nga kamerat e Kuvendit dhe është bërë publik në video, ku duket e gjithë skena e ndërprerjes së fjalës dhe largimit të Vuçiçit.